LajmeRajon

10 vjet nga Procesi i Berlinit, ambasadori gjerman: Shumë është arritur, por edhe shumë mundësi mbeten për tu zhbllokuar

Ambasadori gjerman në Kosovë, Jorn Rohde ka deklaruar sot se gjashtë vendet e Ballkanit Perëndimor kanë përfituar nga Procesi i Berlinit.

Ai këtë deklaratë e bëri gjatë një debati për 10-vjetorin e Samitit të Berlinit.

Rohde tutje në diskutimin për Procesin e Berlinit tha se qëllimi kryesor është tregu i përbashkët rajonal.

Ambasadori gjerman sërish përshëndeti paralajmërimin e kryeministrit Albin Kurti, i cili ka bërë të ditur se nga 1 janari i vitit 2025 do të heq njëanshëm regjimin e vizave për Bosnjë Hercegovinën, raporton kp.

E lidhur me Procesin e Berlinit, Rohde ka shkruar edhe në platformën X.

“Duke parë në 10 vitet e Procesit të Berlinit, shumë është arritur, por shumë mundësi mbeten për t’u zhbllokuar. Jo të gjithë treguesit i kanë përmbushur ende pritjet.

Procesi i Berlinit mbetet një mjet kyç që plotëson rrugën e integrimit në BE përmes bashkëpunimit rajonal”, shkruan ai. /Telegrafi/

 

Show More

Related Articles

Back to top button