BotaLajme

Forcat izraelite sulmojnë spitalin al-Shifa në Gaza, raportohet 13 të vrarë

Videoja e postuar në mediat sociale dhe e konfirmuar nga Reuters tregon të vrarë dhe të plagosur, përfshirë fëmijë, në spitalin al-Shifa në Gaza, i cili u godit nga sulmet ajrore izraelite, sipas zëdhënësit të ministrisë së shëndetësisë të Hamasit.

Siç raporton AFP, Hamasi njoftoi se 13 persona u vranë nga ky sulm kundër spitalit më të madh në qytetin e Gazës.

“Trembëdhjetë dëshmorë dhe dhjetëra të plagosur nga një sulm izraelit në spitalin al-Shifa sot,” tha Salama Ma’aruf, kreu i zyrës së shtypit të Hamasit në qendër të qytetit të Gazës.

Dhe Organizata Botërore e Shëndetësisë konfirmoi këtë mëngjes se spitali al-Shifa në qytetin qendror të Gazës “është nën sulm”.

Sipas zëdhënëses së organizatës, 20 spitale në Rripin e Gazës tani janë mbyllur plotësisht dhe nuk funksionojnë.

Show More

Related Articles

Back to top button