Nuk do të ketë armëpushim në Gaza, por vetëm ndalime 4 orëshe të sulmeve ushtarake për t’i dhënë mundësi evakuimeve dhe ndihmave humanitare.
Uashingtoni njoftoi se Izraeli ka rënë dakord me këtë propozim, që do të vihet në zbatim çdo ditë në periudha të ndryshme kohore. Zbatimi i këtij plani nisi që të Enjten.
Ndërkaq, sulmet e ushtrisë izraelite kanë vijuar të ashpra. Bombave të hedhura nga ajri nuk i shpëtoi një tjetër spital civil, ai i Al-Shifës në qytetin e Gazës.
Pasojat i tregojnë qartë këto pamje të filmuara nga të pranishmit në vendngjarje që nuk kanë nevojë për koment.
Nga bombardimet ka edhe viktima e të plagosur, por ende nuk ka shifra të sakta. Ministri izraelit i Mbrojtjes, Joav Galant pranoi se ushtria izraelite kishte kryer sulme në lagjen pranë spitalit, ku në shënjestër ishin disa baza të Hamasit që tashmë jashtë shkatërruar.
Bombat kanë rënë edhe në klinika të tjera të zonës. Numri i viktimave të 35 ditëve luftë në Rripin e Gazës ka arritur në mbi 10 800.