LajmeRajon

1800 policë, 25 të arrestuar- Shqipëria me operacion “gjigant” policor

25 persona janë vënë në pranga prej orëve të para të mëngjesit të sotëm në një operacion policor të shtrirë në disa qytete të vendit.

I emërtuar “Sundimi i ligjit”, operacioni i Policisë së Shtetit ka në fokus kapjen e personave të shpallur në kërkim, të atyre që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesë armë, municione ose drogë.

Në një njoftim për mediat, thuhet se në nisje të këtij operacioni u përfshinë 1852 punonjës policie, nga Forcat e Sigurisë Kombëtare, Reparti Special “RENEA”, Drejtoria e Forcës së Posaçme Operacionale dhe strukturat e drejtorive vendore të Policisë.

Gjatë operacionit në fjalë u sekuestruan 9 armë zjarri, drogë e para.

Deri tani, në kuadër të këtij operacioni, janë vënë në pranga 25 shtetas, nga të cilët:

–19 shtetas të shpallur në kërkim kombëtar dhe 1 shtetas i shpallur në kërkim ndërkombëtar, kryesisht për vepra penale kundër personit, pronës dhe në fushën e narkotikëve; 5 shtetas janë arrestuar në flagrancë, për armë e drogë.

Gjithashtu, janë sekuestruar:

-gjithsej 9 armë, zjarri, sportive e gjahu, një mjet prerës dhe sasi e konsiderueshme municioni luftarak; lëndë narkotike cannabis sativa dhe kokainë, si dhe një shumë e konsiderueshme parash të përfituara nga veprimtaritë kriminale.

-Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, si rezultat i angazhimit maksimal të strukturave të Policisë së Shtetit, në të gjithë vendin, për zbatimin e planit operacional të miratuar nga Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim kombëtar ose ndërkombëtar, të shtetasve që qarkullojnë me armë zjarri dhe të atyre që mbajnë në banesa armë, municion dhe/ose drogë, ka nisur operacioni policor kombëtar i koduar “Sundimi i ligjit”.

Show More

Related Articles

Back to top button