Prokuroria ka ndryshuar aktakuzën për rastin “Thesari”, në të cilin i akuzuari i parë është ish drejtori i DSK-së, Sasho Mijallkov.
Në vend të shpërdorimit të detyrës, prokurori Pelivanov kërkoi që të akuzuarit të gjykohen për tejkalim të kompetencave të tyre zyrtare.
Sipas veprës së re, dënimi me burg është nga 6 muaj deri në 3 vjet, që është më i vogël se vepra e mëparshme për të cilën ishte parashikuar dënimi me burg nga 6 muaj deri në 5 vjet.
Mbrojtja kundërshtoi duke thënë se prokuroria po përpiqet në çdo mënyrë dhe në mënyrë të paligjshme të shpëtojë akuzën. “Thesari” është i vetmi rast i mbetur për të cilin gjykohet Mijallkov dhe ka të bëjë me mënyrën e blerjes së pajisjeve për monitorimin e komunikimeve nga Britania e Madhe.