BotaLajme

Shefi i OBSH-së: Një fëmijë vritet mesatarisht çdo 10 minuta në Gaza

Një fëmijë vritet mesatarisht çdo 10 minuta në Rripin e Gazës, tha të premten Drejtori i Përgjithshëm i Organizatës Botërore të Shëndetësisë, Tedros Adhanom Ghebreyesus në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara, duke paralajmëruar: “Askund dhe askush nuk është i sigurt.”

Tedros tha se sistemi shëndetësore është gjunjëzuar pasi një pjesë e mirë e 36 spitaleve të Gazës dhe dy të tretat e qendrave të saj të kujdesit parësor shëndetësor nuk funksiononin dhe ato që funksiononin ishin shumë përtej kapaciteteve të tyre.

“Korridoret e spitaleve të mbushura me të plagosur, të sëmurë, që po vdesin. Morga të tejmbushura. Kirurgji pa anestezi. Dhjetëra mijëra njerëz të zhvendosur që strehohen në spitale,” tha Tedros.

Izraeli është zotuar të zhdukë Hamasin, i cili sundon Rripin e Gazës, pas sulmit të 7 tetorit në jug të Izraelit, në të cilin thotë se militantët vranë rreth 1200 njerëz dhe morën më shumë se 240 pengje. Izraeli ka goditur Gazën, një enklavë prej 2.3 milionë banorësh, nga ajri, ka vendosur një rrethim dhe ka nisur një pushtim tokësor./abcnews.al

Show More

Related Articles

Back to top button