Ministria e Shëndetësisë e drejtuar nga Hamasi në Gaza, ka bërë të ditur se është pezulluar puna në kompleksin spitalor Al-Shifa në Gaza.
Një zëdhënës i ministrisë së Shëndetësisë këtë e ka konfirmuar për reuters dhe se për pasojë kemi një viktimë.
Ata thonë se Al-Shifa – objekti më i madh mjekësor në Gaza – mbeti pa karburant, raporton bbc.
“Si rezultat, një foshnjë e porsalindur vdiq brenda inkubatorit, ku gjenden 45 foshnja”, deklaroi Ashraf Al-Qidra.
Kujtojmë se autoritetet izraelite kanë ndërprerë furnizimin me karburant të Rripit të Gazës, e cila gjë u kritikua nga bota perëndimore.