Kryeministri Edi Rama njofton se me buxhetin e ri të vitit 2024, do të garantohen librat falas për 231 mijë nxënës.
Rama shkruan në rrjetet sociale se librat do të garantohen për nxënësit nga klasa e parë në të nëntën.
Disa ditë më parë Rama njoftoi se me buxhetin e ri do të përfitojnë rritje page 30 mijë mësues të arsimit parauniversitar.