Kryeministri Dimitar Kovaçevski sot do të merr pjesë në edicionin e 20-të jubilar të Forumit ekonomik të Vjenës.
Sipas programit, është paraparë që kryeministri Kovaçevski të mbajë fjalim në panel-sesionin “Ndërtimi i bashkëpunimit ekonomik në kohë të vështira”, së bashku me kryeministrin e Shqipërisë, Edi Rama, të Kosovës, Albin Kurti, të Bullgarisë, Nikolaj Denkov, si dhe ministrin e Ekonomisë së Moldavisë, Dumitru Alaiba, njoftoi shërbimi për shtyp i Qeverisë.
Në kuadër të forumit, kryetari i Qeverisë, Kovaçevski do të zhvilloj takim bilatelar me kryeministrin e Kosovës, Albin Kurti, dhe me eurokomisarin për ekonomi, Paolo Xhentiloni.
Kovaçevski e udhëheq delegacionin, në të cilin është edhe zëvendësministri i Financave, Filip Nikolovski.