LajmeMaqedoni

KE: Situata politike në RMV, as reforma e as dialog, institucione të paralizuara

Situata politike në Maqedoninë e Veriut edhe këtë vit ishte e polarizuar, gjë që ndikoi në mosfunksionimin e institucioneve demokratike. Korniza ligjore edhe pse mbetet e favorshme për organizimin e zgjedhjeve demokratike, nuk është bërë asnjë përparim gjatë periudhës së raportimit për të adresuar dhe zbatuar rekomandimet e pazgjidhura të OSBE-ODIHR-it dhe Komisionit të Venecias. Ashtu si në raportet e mëparshme, legjislacioni zgjedhor duhet të rishikohet në mënyrë gjithëpërfshirëse për të adresuar mospërputhjet në kohën e duhur, gjithëpërfshirëse dhe transparente, nënvizon raporti i Komisionit Evropian për Maqedoninë e Veriut në pjesën ku vlerëson legjislacionin zgjedhor, transmeton Portalb.mk

Në raport flitet për grupin punues të ngritur në prill 2023 nga Ministria e Drejtësisë për reformën zgjedhore, i ngarkuar me zbatimin e rekomandimeve të pazgjidhura të OSBE/ODIHR-it dhe hartimin e një Kodi të ri Zgjedhor. Grupi i punës, nënvizon raporti, ende nuk ka dhënë ndonjë rezultat të rëndësishëm. Nevojitet rishikim gjithëpërfshirës i legjislacionit për procesin zgjedhor për të adresuar mospërputhjet ekzistuese dhe për të harmonizuar më tej sistemin me standardet evropiane dhe ndërkombëtare.

  • Një proces i gjerë konsultativ duhet të mbështesë këtë reformë.
  • Saktësia e regjistrit zgjedhor duhet të përmirësohet përmes kontrolleve sistematike, rishikimeve dhe përditësimeve të të dhënave.

Përpara zgjedhjeve të ardhshme, Komisionit Shtetëror të Zgjedhjeve duhet t’i ndahen me kohë resurset e nevojshme, në mënyrë që ta kryejë mandatin e tij në mënyrë efikase dhe të pavarur.

Show More

Related Articles

Back to top button