Policia zvicerane e ka gjetur një gjarpër të madh në bagazhin e veturës ku gjendeshin edhe dy kosovarë.
Rasti ka ndodhur para disa ditësh në kantonin e Zug-ut, raportojnë mediat zvicerane përcjell Klankosova.tv
Patrulla e policisë kishte vërejtur të automjet të dyshimtë.
Ata e ndaluan duke bërë kontrolla të detajuar brenda veturës dhe tek personat që gjendeshin brenda saj.
Aty ndodheshin katër persona: Dy kosovarë të moshës 27 dhe 31 vjeçar, një francez 18-vjeçar si dhe një zviceran 20-vjeçar, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv
Autoritetet zvicerane gjetën brenda makinës, një sasi e vogël të lëndës narkotike dhe një kuti nga stiropori brenda bagazhit.
E brenda kutisë u gjet një gjarpër i gjatë rreth 2.5 metra i llojit (Tigerpython), i cili peshonte 15 kilogramë.
Zvarraniku u konfiskua nga policia e ZUG-ut dhe u dërgua për ekzaminim tek një klinikë e specializuar.
Katër të dyshuarit, dhanë deklarata të ndryshme rreth origjinës së gjaprit, megjithatë posedimi i një të tillë kërkon leje, dhe dy kosovarët nuk e kishin një të tillë, shkruan Blick.ch përcjell Klankosova.tv