LajmeMaqedoni

Vazhdon seanca në Komisionin Anketues për rastin Onkologjia

 Komisioni Anketues në Kuvend për ngjarjet në Klinikën e Onkologjisë sot duhet të vazhdojë me punën e shqyrtimit të dokumentacionit. Anëtarët e Komisionit, të cilët dje i filluan 30 ditët e parapara me punë të dokumentacionit, duhet të analizojnë dokumentacionin e grumbulluar dhe stenogramët nga dëshmitë e 60 dëshmitarëve të cilët ishin marrë në pyetje gjatë 30 ditëve të kaluara. 

Në seancën e djeshme në Komisionin Anketues në të cilin u shqyrtuan stenogramët nga dëshmitë gjatë një muaji të kaluar, deputetët e opozitës përgjegjësi i kërkuan ish ministrit të Shëndetësisë, Venko Filipçe. Sipas tyre, ai ka përgjegjësi politike për ngjarjet në Klinikë sepse nuk ka vepruar në bazë të nenit 295 paragrafi 1 nga Ligji për mbrojtje shëndetësore sipas të cilit ministri i Shëndetësisë ka për obligim mbikëqyrje mbi ligjin e punës së institucioneve shëndetësore. 

Deputetët nga pozita dhe opozita dje kishin polemika rreth asaj se cila është detyra e tyre në këtë afat plotësues në të cilin e shqyrtojnë dokumentacionin, pas deklaratës së Antonio Milloshovskit, i cili tha se “përgjegjësinë primare politike” për keqpërdorime në Onkologji e merr ish ministri i Shëndetësisë, Venko Filipçe. 

Pas debatit për dokumentacionin, Komisioni Anketues duhet të sjellë konkluzione formale. 

Grupi parlamentar i VMRO-DPMNE-së më 10 nëntor ka parashtruar Propozim-vendim për ndryshimin dhe plotësimin e vendimit pët themelimin e Komisionit Anketues për skandalin në Klinikën Univeristare të Onkologjisë dhe Radioterapisë, me të cilin kërkon vazhdim të afatit të 30 ditëve shtesë për dëgjimin e ekspertëve dhe ish funskionarëve dhe atyre aktual. 

Sipas kryetares së Komisionit, Rashella Mizrahi, janë publikuar të dhëna të reja për rastin me Onkologjinë, prej të cilëve, siç tha, mund të konkludohet se bëhet fjalë për “dyshim të bazuar për mish të egër të metastazuar në sistemin shëndetësor dhe sundim të mafias së kancerit”. 

Para Komisionit anektues dëshmuan ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski, ish-ministrat e Shëndetësisë, Venko Filipçe, Bekim Sali dhe Nikolla Todorov, ministri i tanishëm Fatmir Mexhiti, ish-drejtorët dhe drejtorët e tanishëm të Fondit të Sigurimit Shëndetësor – Orhan Ramadani, Faton Ahmeti, Maja Parnarzhieva Zmejkova, Magdalena Filipovska Grashkovska, zëvendësministrja e aktuale e Shëndetësisë, Maja Manoleva, ish-zëvendësministrat e Shëndetësisë, Ilir Hasani dhe Vladimir Rendevski, Eftim Naskov, kryerevizor i brendshëm në Fondin e Sigurimit Shëndetësor, ish-drejtoresha e Klinikës së Onkologjisë, Simonida Crvenkovska, u.d. drejtoresha mjekësore e Klinikës Universitare të Radioterapisë dhe Onkologjisë, Violeta Klisarova, si dhe persona dhe funksionarë të tjerë.

Komisioni anketues në Kuvend ishte formuar pas publikimit të skandalit për keqpërdorim të ilaçeve në Klinikën e Onkologjisë. 

Show More

Related Articles

Back to top button