Hamasi po humbet gjithnjë e më shumë terren në Rripin e Gazës ndërsa ushtria izraelite marshon në qytet duke shkatërruar bazat dhe strukturat e organizatës islamike palestineze.
Pak para se Ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad të deklaronte se Hamasi kishte “humbur kontrollin e Gazës”, ushtarët e IDF-së morën të ashtuquajturin “Parlamentin e Hamasit” në qytetin e Gazës dhe ngritën flamurin izraelit.
“Hamasi ka humbur kontrollin e Gazës dhe militantët po zhvendosen në jug.”, ka pohuar ministri izraelit i Mbrojtjes Yoav Gallad, ndërsa lufta me grupin hyn në javën e saj të pestë.
“Civilët po plaçkisin bazat e Hamasit dhe nuk i besojnë më Hamasit që kontrollon enklavën palestineze që po goditet pandërprerë nga Izraeli.”, shtoi ministri në një videomesazh të transmetuar nga disa kanale televizive.