BotaLajme

Mbreti i Jordanisë këshillon Izraelin të heqë dorë nga planet për pushtimin e Gazës

Mbreti Abdullah i Jordanisë u shpreh se është kundër çdo plani të Izraelit për të pushtuar pjesë të Gazës ose për të krijuar zona sigurie brenda territorit të saj.

Gjatë një takimi me zyrtarët më të lartë të politikës, në pallatin mbretëror, monarku iu tha atyre se nuk mund të kishte asnjë zgjidhje ushtarake apo sigurie për konfliktin midis Izraelit dhe palestinezëve.

Ai shtoi se shkaku kryesor i krizës në Lindjen e Mesme është mohimi nga Izraeli i të drejtave legjitime të palestinezëve.

“Zgjidhja fillon prej andej dhe çdo rrugë tjetër është e destinuar të dështojë dhe të çojë në një cikël dhune dhe shkatërrimi” tha mbreti.

Më herët, kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu tha se Izraeli do të marrë në dorë për një kohë të pacaktuar sigurinë në Gaza, kur lufta të përfundojë.

Show More

Related Articles

Back to top button