Sulmuesi anglez, Harri Kejna, në 11 ndeshje në Bundesliga ka realizuar 17 gola dhe ka asistuar në pesë të tjerë duke prirë në listën e top shënuesve në elitën e futbollit gjerman. Megjithatë anglezi do ta ketë para vetës një ojbketiv për ta thyer rekordin e polakut Robert Levandovski.
Reprezentuesi polak në sezonin 2020/21 ishte i jashtëzakonshëm duke realizuar 41 gola në Bundesliga dhe shtoi shtatë asistime. Legjenda e Bajernit, Lotar Mateus është i bindur se Kejn do ta thyej rekordin e Levandoëskit kur kanë mbetur edhe 25 ndeshje deri në fund.
“Pas ruajtjes së trendit pozitiv ndaj ekipeve jo të lehta në mbrojte si Dortmundi dhe Heidenheim, jam i bindur se Kejn do ta thyej rekordin e Robert Levandovskit. Rruga është e gjatë, vetëm ndonjë dëmtim i rëndë do ta bënte të pamundur, por s’besoj, marrë në konsideratë rezistencën e anglezit.
Ai ka luajtur në Ligën Premier, kampionati më dinamik dhe ia ka dalë, ndërsa Gjermania disi më e butë në ndërhyrje. Interpretimi i pykës së kampionëve në ligë vërtetë speciale”.
Mjeshtëria në ndaljen e topit, ekzekutimin e goditjeve, qetësia dhe mbështetja që u fal shokëve të ekipit e ka ngritur kaq lart grupin e Tushellit”, deklaroi Mateus.