BotaLajme

Rritet ndjeshëm çmimi botëror i grurit pas ndalimit të eksporteve prej Indisë

Çmimi i grurit pësoi rritje të menjëhershme në tregjet ndërkombëtare pasi India ndaloi eksportin e drithërave bazë.

Indeksi standard i grurit u rrit me 5.9% në Çikago, më i larti prej më shumë se dy muajsh. Bllokimi i eksporteve vjen në kohën kur një valë e madhe të nxehti ka goditur të korrat në Indi, duke i çuar edhe çmimet vendase në nivele rekord.

Kostoja e çdo gjëje, nga buka tek ëmbëlsirat dhe makaronat është shtuar muajt e fundit pasi çmimet e grurit u rritën në tregjet botërore të mallrave. Qeveria indiane sqaroi se do të lejojë thjesht disa  eksporte të mbështetura nga letra tregtare kredie të lëshuara tashmë, dhe për vendet që kërkojnë furnizime “për të përmbushur nevojat e tyre të sigurisë ushqimore”.

Zyrtarët sqaruan se ndalimi nuk është i përhershëm dhe mund të rishikohet. Pavarësisht kësaj, vendimi u kritikua nga grupi i shtatë vendeve më të industrializuara të botës, G7 që u takuan në Gjermani.

“Nëse të gjithë fillojnë të vendosin kufizime eksporti ose të mbyllin tregjet, kjo do të përkeqësonte krizën”, tha ministri gjerman i ushqimit dhe bujqësisë Cem Ozdemir.

G7, një organizatë e shtatë ekonomive më të mëdha në botë të ashtuquajturat “të avancuara”, të cilat dominojnë tregtinë globale dhe sistemin financiar ndërkombëtar, ka paralajmëruar ndërkohë se lufta në Ukrainë po krijon një krizë globale ushqimore dhe energjitike që kërcënon vendet e varfra dhe se nevojiten masa urgjente për të zhbllokuar rezervat e drithit që Rusia po i pengon të dalin nga Ukraina.\Top Channel\

Show More

Related Articles

Back to top button