LajmeRajon

Sveçla pret në takim ambasadorin e Shqipërisë, theksojnë nevojën e zbatimit të marrëveshjeve

Ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ka pritur në takim ambasadorin e Shqipërisë, Petrit Malaj.

Në këtë takim u diskutua për marrëdhëniet e mira ndërmjet dy vendeve që do të vazhdojnë edhe më tutje për zbatueshmërinë e marrëveshjeve të nënshkruara mes institucioneve të rendit dhe sigurisë mes dy vendeve e në veçanti për thellimin e mëtejmë të këtij bashkëpunimi.

Ministri Sveçla e uroi Malajn për emërimin e tij për postin e ambasadorit të Republikës së Shqipërisë në Kosovë.

Në fund të takimit, ministri Sveçla dhe ambasadori Malaj u dakorduan për angazhim të mëtejmë në avancimin e politikave në shërbim të rendit, ligjit dhe qytetarëve.

Show More

Related Articles

Back to top button