Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, gjatë takimit me të dërguarin e posaçëm të Bashkimit Evropian për dialogun Kosovë-Serbi, Mirosllav Lajçak, tha se Serbia është gjithmonë e gatshme për dialog dhe të respektojë gjithçka që ka nënshkruar dhe që është pajtuar.
Në një njoftim për media të lëshuar nga Presidenca e Serbisë po ashtu thuhet se Vuçiç ka ripërsëritur se Serbia dëshiron shtensionim, paqe dhe stabilitet.
Po ashtu në njoftim u tha se Vuçiç insistoi në themelimin e Asociacionit të komunave me shumicë serbe në Kosovë, por në takim janë diskutuar edhe tema të tjera të rëndësishme të dialogut mes Kosovës dhe Serbisë.