LajmeRajon

Presidentja Osmani reagon pas djegies së veturës së nënkryetares së Leposaviqit

Presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani, e ka quajtur vepër kriminale djegien e veturës së nënkryetares së Leposaviqit, Dragana Miletiq.

Osmani tha se djegia e veturës së Miletiqit synon të përhapë frikë te serbët vendas dhe të pengojë integrimin e tyre në institucionet e Kosovës.

“Autorët e këtij akti frikacak dhe të neveritshëm do të përballen me drejtësinë”, shkroi Osmani në platformën “X”.

Kujtojmë se Miletiqit iu djeg mbrëmë një pjesë e veturës, ku sipas policisë arsyet e këtij rasti ende nuk dihen.

Show More

Related Articles

Back to top button