LajmeSport

Mbappe i rekordeve, “ylli” i PSG shkruan historinë në futbollin francez

Kylian Mbappe nuk ka të ndalur. “Ylli” i sulmit të Paris Saint-Germain ka marrë një tjetër çmim nga Shoqata Kombëtare e Lojtarëve Profesionistë, në Francë, kësaj radhe si “Lojtari i Muajit”, pas performancave fantastike që zhvilloi në Ligue 1 gjatë muajit tetor, ku arriti të udhëheqë skuadrën e tij në 3 fitore radhazi.

Vetëm 24-vjeçar, Mbappe arriti të shënojë një dopietë ndaj skuadrës së Brest, si dhe të shënojë 1 gol e të asistojë një tjetër, në përballjen ndaj Strasbourg, për ta mbyllur muajin me 3 gola e 1 asist, në 3 përballje, duke siguruar kështu për herë të 10-të në karrierë çmimin individual e duke vendosur kështu thelluar rekordin e tij personal në Ligue 1, teksa pas tij në renditjen e lojtarëve që e kanë fituar më shumë këtë çmim vijnë Zlatan Ibrahomovic, me 5 herë e pas tij Javier Pastore e Eden Hazard, me nga 4.

Përveç çmimit individual, Mbappe vijon të jetë në krye të listës së golashënuesve në elitën e futbollit francez, teksa pas 12 ndeshjesh numëron plot 13 gola, si dhe 1 asist në llogarinë e tij, duke shkuar për të 6-tën herë radhazi drejt çmimit tjetër individual të “Golashënuesit më të mirë të sezonit”, tjetër rekord ky për “yllin” francez. /i.m /abcnews.al 

Show More

Related Articles

Back to top button