LajmeRajon

Hetimi ndaj ish-kryeministrit, GJKKO dërgon në Kuvend një tjetër letër për Berishën

 Gjykata kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, ka dërguar një tjetër letër në Kuvend për kryedemokratin Sali Berisha. Kjo letër, vjen pak para dërgimit të komunikimit të parë.

Letra e dytë ka si objekt njoftimin e Kuvendit për “konstatimin e humbjes së fuqisë së masave shtrënguese”.

Më herët GJKKO kishte dërguar në Kuvend një letër, e cila ishte refuzuar më parë nga selia blu. Në kërkesën e dërguar në Kuvend GJKKO kërkonte të informonte këtë institucion, për marrjen në pyetje të Sali Berishës në cilësinë e personit nën hetim.

Letra ishte dërguar në selinë blu disa ditë më parë, por që nuk është pranuar nga Sekretari i Përgjithshëm, Flamur Noka.

Show More

Related Articles

Back to top button