Kryetari i Turqisë, Rexhep Tajip Erdoğan, ka deklaruar se Izraeli është një shtet terrorist, raporton Anadolu. Ai bëri këtë vlerësim në takimin e grupit të Partisë për Drejtësi dhe Zhvillim, në Ankara. Izraeli po zbaton një strategji të shkatërrimit total të një qyteti së bashku me njerëzit brenda tij. E them hapur se Izraeli është një shtet terrorist”, tha presidenti turk. Ai më tej duke i bërë thirrje kryeministrit të Izraelit, Benjamin Netanyahu, tha: Ti ke bombë atomike, bombë bërthamore dhe kërcënon me këtë. Çfarëdo që të keni, do të largohesh. Nëse Izraeli vazhdon në këtë mënyrë masakrat, do të regjistrohet gjithkund si një shtet terrorist që është i mallkuar në të gjithë botën. Duke folur rreth Hamasit, Erdoğan tha se pavarësisht se pse dikush do të shqetësohet, ne nuk do të hezitojmë kurrë të shprehim të vërtetën se anëtarët e Hamasit janë rezistencë që përpiqen të mbrojnë atdheun dhe jetët e tyre. Do t’i telefonojmë liderët e vendeve që votuan ‘të përmbajtur’ për rezolutën e OKB-së për Gazën, që u miratua me 121 vota ‘pro’. Erdoğan në fjalimin e tij gjithashtu foli për hapat që liderët politikë dhe ushtarakë izraelitë të gjykohen në gjykatat ndërkombëtare.
Read Next
2 days ago
Taravari uron Ditën e Alfabetit: Gjuha shqipe rojtar i identitetit shqiptar!
2 days ago
Ali Ahmeti uron 22 nëntorin: Deri dje e avansonim, sot duhet ta mbrojmë gjuhën shqipe
2 days ago
Shkon në 44 mijë numri i të vrarëve në Gazë, thonë zyrtarët palestinezë
2 days ago
Australia, gati ndalimin e mediave sociale për të miturit
2 days ago
“Tentoi të bënte grusht shteti”, policia braziliane akuza ndaj ish-presidentit Bolsonaro!
2 days ago
Kim Jong Un akuzon Uashingtonin për nxitje të tensioneve, paralajmëron rrezikun e një lufte bërthamore
2 days ago
22 Nëntori, Dita e Alfabetit të Gjuhës Shqipe/ Rama: Ta duam, ruajmë dhe përcjellim brezave që vijnë
2 days ago
Jeni Xhamia në Manastir u shndërrua në muze të trashëgimisë kulturore krishtere-islame, BFI del me reagim
2 days ago
VLEN: 116 vite alfabet shqip, një ditë e madhe në qeveri!
2 days ago