LajmeRajon

Rama inspekton punimet në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi

Kryeministri Edi Rama ka inspektuar punimet në kantierin e rrugës së re Maqellarë-Peshkopi, duke e konsideruar atë “qershia mbi tortë që e lidh gjurmën e Rrugës së Arbrit me qendrën e qarkut Dibër”.

Rama thekson se falë kësaj ndërhyrje, jo vetëm shkurtohet ndjeshëm distanca me Tiranën, por rriten parametrat e sigurisë së qarkullimit të automjeteve, si dhe çlirohet i gjithë potenciali turistik i zonës.

Nga ana tjetër ministrja e Infrastrukturës, Belinda Balluku, ka deklaruar se me përfundimin e kësaj rruge i jepet fund punimeve në Rrugën e Arbrit.

“Këtu jemi në kantierin e rrugës Maqellarë-Peshkopi. Një rrugë e cila do të përfundojë të gjithë gjurmën e Rrugës së Arbrit. Sot është një rrugë prej 11 km dhe ne do ta shkurtojmë në 8.4 km. Sigurisht duke hequr kthesat më të rrezikshme, por çfarë është më e rëndësishmja, kjo është një rrugë totalisht e amortizuar. Dhe me përfundimin e kësaj rruge, me përfundimin e tunelit të Morizit që inspektuam pak minuta më parë përfundon e gjithë Rruga e Arbrit.

Duke u ndalur tek zhvillimet turistike të zonës, kjo është një zonë që ka përfituar nga fondet dhe subvensionet e AZHBR-së, ku kemi shumë shtëpi tradicionale të kthyera në bujtina tashmë, të cilat janë gjatë gjithë fundjavës të zëna me visitor jo vetëm nga Tirana dhe qytete të tjera, por kryesisht vizitorë të huaj që përdorin monopatet e Korabit për të bërë sporte në natyrë.

Nga ana tjetër, zona është e preferuar për të gjithë kulinarinë dhe produktet bio. Duhet pasur parasysh që pjesa e Maqellarës është zona me prodhimin bujqësor më të lartë të që ka Dibra dhe ne jemi duke punuar me Ministrinë e Bujqësisë për të parë edhe mundësinë e rindërtimit të kanalit kullues dhe kanalit vaditës, një nga kanalet më të mira nga ana inxhinerike që ka pasur fusha rreth 15 km. Kemi njësitet e reja bujqësore që po ngrihen në rrugën e Maqellarës, kështu që edhe rruga për transportin drejt Peshkopisë është shumë e rëndësishme. Pra jo vetëm për turizmin, por për të gjithë lëvizjen komerciale që ka në zonë. Gjeologjia na ka dalë e mirë dhe realisht nuk kemi pasur probleme“- tha Balluku.

Show More

Related Articles

Back to top button