Ish-kryeministri Sali Berisha dhe dhëndri i tij kanë ankimuar vendimin e GJKKO-së që la në fuqi masat e sigurisë ndaj tyre për çështjen “Partizani”.
Ndërsa është zbuluar trupi gjykues dhe data e seancës gjyqësore në Apelin e GJKKO ku do të shqyrtohet ankimimi i ish-kryeministrit Sali Berisha dhe dhëndrit të tij, Jamarbër Malltezi, ndaj vendimit të Gjykatës së Posaçme e Shkallës për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar.
Sipas shortit, trupi gjykues do të përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi, ndërsa seanca do të zhvillohet në datën 20 nëntor në orën 09:00.
Ndaj ish-kryeministrit është dhënë masa detyrim paraqitje dhe iu është bllokuar pasaporta. Ndërsa Jamarbër Malltezi ndodhet në qeli nën masën “Arrest me burg”.
“Gjykata e Posaçme e Apelit për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, më 14.11.2023, regjistroi çështjen penale nr. 56 akti, datë 14.11.2023 regjistrimi, mbi ankimin e personave nën hetim S.B. dhe J.M., me objekt: “Ankim ndaj vendimit nr. 112, datë 20.10.2023 të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar” që ka disponuar në lëndë të masave të sigurimit personal.
Sipas shortit, trupi gjykues monokratik përbëhet nga gjyqtarja Iliriana Olldashi.
Seanca gjyqësore jopublike është caktuar për më datë 20.11.2023, ora 09:00”, thuhet në njoftimin e gjykatës.