LajmeMaqedoni

Raport progesi i KE vlerëson punën e Rijasetit të BFI : RMV ka përparim në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm

Republika e Maqedonisë së Veriut ka përparim në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm. Kjo thuhet në raportin e fundit vlerësues të Komisionit Evropian për vendin tonë.

Bashkësia Fetare Islame e Republikës së Maqedonisë së Veriut është mirënjohëse që Komisioni Evropian njeh të gjitha aktivitetet e kryera kundër terrorizmit dhe ekstremizmit, në të cilat fusha kontribut të madh dhe të veçantë kemi dhënë edhe ne si institucion fetaro – islam në vendin tonë.

“U arrit përparim në luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm në përputhje me objektivat e përcaktuara në planin e përbashkët të veprimit kundër terrorizmit për Ballkanin Perëndimor dhe marrëveshjen e re zbatuese dypalëshe. Strategjitë kombëtare për luftën kundër terrorizmit (2023-2027) dhe lufta kundër ekstremizmit të dhunshëm (2023-2027) u miratuan në maj 2023, me planet përkatëse të veprimit”, thuhet në raportin e progesit të KE-së për RMV-në.

Ndërkaq, Rijaseti i BFi-së dhe Reis’ul Ulema H. Shaqir ef. Fetai, merr në konisderatë të lartë raportin dhe premton që do të bëhen të gjitha përpjekjet shtesë për të arritur siguri dhe harmoni për të gjithë shoqërinë e cila jeton nën këtë nënqiell.

“Ritheksojmë edhe një herë se Rijaseti i BFI – së, ashtu siç ka vepruar nga periudha kur në krye të BFI – së erdhi Reis’ul Ulema H. Shaqir ef. Fetai, ashtu edhe do të vazhdoj me punë e angazhim për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm, nga pjesa deklarative në veprim, gjë të cilën e kemi premtuar para të gjithë miqve tanë ndërkombëtar, posaçërisht para mbasadorëve të akredituar të vendeve anëtare të BE-së në vendin tonë dhe para Ambasadës Amerikane” , thuhet në njoftim e BFI.

Nga BFI thonë se Maqedonia e Veriut sot mund të mburet që si vend i Ballkanit Perendimor, thuajse nuk ka aspak celula nga Lindja e Mesme dhe individë që rikthehen nga këto varta zjarri e që përbëjnë rrezik për vendin.

Rijaseti i BFi-së dhe Reis’ul Ulema H. Shaqir ef. Fetai, do të vazhdojnë të luajnë rolin e tyre për një shoqëri më të sigurtë, të prosperuar, marrëdhënie të qendrueshme ndërfetare dhe ndëretnike, si dhe të ndihmojë në rrugën evropiane të vendit deri në anëtarësimin e plotë të RMV-së në BE, thuhet në njoftim e BFI.

Raporti i KE-së prej 128 faqe, për luftën kundër terrorizmit dhe ekstremizmit të dhunshëm flet në faqen e gjashtë të tij.

Show More

Related Articles

Back to top button