LajmeMaqedoni

Maqedonia e Veriut nikoqire e Takimit të 20-të jubilar, Takimi ministror i SHBA – Kartës së Adriatikut

Në Takimin e 20-të jubilar ministror do të bisedojë për disa tema aktuale nga fusha e mbrojtjes, si përforcim i bashkëpunimit rajonal përmes dialogut të përforcuar mbrojtës mes shteteve të rajonit, konributi i përbashkët i vendeve të A5 në misione dhe operacione paqeruajtëse të NATO-s, si dhe organizimi i sërvitjeve dhe trajnimeve të përbashkëta.

Siç njoftoi Ministria e Mbrojtjes, ministrat pritet të pajtohen që realizimi i projekteve shumëvjeçare të Nismës të jetë i kryesuar nga tre shtete, gjegjësisht kryesuesi aktual, së bashku me kryesuesin paraprak dhe të ardhshëm të kësaj Nisme, me çka dukshëm do të rritet efikasiteti në realizimin e projketeve në kuadër të Nismës A5.

Në takim, është paralajmëruar pjesëmarrja e ministrit të Mbrojtjes së Shqipërisë, Niko Peleshi, ministrit të Mbrojtjes së Malit të Zi, Dragan Krapoviq, zëvendësministrit të Mbrojtjes të Bosnjë dhe Hercegovinës, Sllaven Galiq, shefit të Sigurisë ndërkombëtare dhe bashkëpunimit të Mbrojtjes në Ministrinë e Mbrojtjes së Kroacisë, Igor Gabriq, ndërsa nga vendet vëzhguese, ministri i Mbrojtjes së Kosovës, Ejup Maqedonci, sekretari shtetëror në Ministrinë e Mbrojtjes së Serbisë, Nemanja Staroviq dhe zëvendësdrejtori i përgjithshëm në Ministrinë e Mbrojtjes së Sllovenisë, Aljosha Selan.

SHBA-Karta e Adriatikut është themeluar më 2 maj të vitit 2023 në Tiranë si Nismë për bashkëpunim në mbrojtje në A-3 kontekst (Shqipëri, Kroaci, Maqedoni e Veriut). Gjatë kryesimit të Maqedonisë së Veriut me Kartën e Adriaikut, në margjinat e Asamblesë së 63-të të KB-së, të mbajtur më 25 shtator të vitit 2008 në Nju-Jork është marrë vendim për dërgim të ftesës për anëtarësim të Malit të Zi dhe BeH-së në Kartën e Adriatikut, si nxitje për lëvizjen e tyre të përshpejtuar në rrugën e integrimeve euroatlantike.

Karta e Adriatikut bazohet në vizionin e përbashkët të stabilitetit në Evropën Juglindore dhe anëtarësimit të plotë në integrimet euroatlantike. Shqipëria dhe Kroacia në vitin 2008, Mali i Zi në vitin 2017 dhe Maqedonia e Veriut në 2020, si rezultat i përpjekjeve për të zhvilluar dhe arritur standardet e NATO-s, u bënë anëtarë të barabartë të Aleancës së NATO-s.

Në vitin 2023 me Iniciativën A-5 kryeson Maqedonia e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button