LajmeMaqedoni

Të premten në Shkup do të mbahet “Marshi i Paqes për Gazën”

Platforma për përkrahje të Palestinës e formuar nga 12 organizata joqeveritare në Republikën e Maqedonisë së Veriut organizon aktivitetin e radhës nën moton: “Armëpushim, tani!”, qëllimi i të cilës është mbrojtja e popullatës civile në Palestinë.

Të premten, më 17 nëntor 2023, me fillim në ora 17:00 organizohet “Marshi i paqes”, i cili do të nis nga parku i Çairit, do të kalojë para përmendores kundër gjenocidit në Srebrenicë dhe do të përfundojë te sheshi “Skënderbeu”, ku do të mbahet fjalimi i rastit dhe do të bëhet lutje për Gazën.

Show More

Related Articles

Back to top button