Granit Xhaka, ka hyrë në histori të kombëtares së Zvicrës.
Futbollisti me prejardhje nga Kosova, zyrtarisht ka më së shumti paraqitje për ‘helvetikët’
Këtë rekord ai e arriti në ndeshjen e së mëkurës ku skuadra e drejtuar nga trajneri Murat Yakin, barazoi 1:1 kundër Izraelit.
Kapiteni zviceran i ka deri më tani 119 paraqitje, përcjell Klankosova.tv
31-vjeçari është pjesë e kombëtares A nga viti 2011-të, ku ka realizuar 11 gola dhe ka bërë shtatë asistime.
Granit Xhaka, me Zvicrën ka luajtur në tre Kampionate Botërore (2014, 2018 dhe 2022), ndërsa dy herë ka marrë pjesë në Kampionate Evropiane (2016 dhe 2020), përcjell Klankosova.tv