BotaLajme

I nxehti ‘godet’ Europën

Pas Spanjës dhe Portugalisë , të cilat tashmë prej ditësh janë goditur nga vala e të nxehtit, edhe Britania e Madhe e Franca po përgatiten për temperatura ekstreme.

“Vala e të nxehtit që ka përfshirë Evropën Perëndimore po prek kryesisht Spanjën dhe Portugalinë, por pritet të intensifikohet dhe zgjerohet”, u shpreh nga Gjeneva përfaqësuesja e Organizatës Botërore të Meteorologjisë , Claire Noulis.

Për shkak të temperaturave të larta në Portugali kanë shpërthyer zjarret. Autoritetet atje kanë bërë të mundur evakuimin e qindra banorëve nga zonat me rrezik. Konkretisht bëhet fjalë për 300 njerëz që u evakuuan nga disa fshatra. Disa shtëpi u dogjën ndërsa tre autostrada kryesore u mbyllën.

Disa vatra zjarri janë rindezur të martën për shkak të erërave të forta, ndërsa temperaturat kanë shkuar mbi 40 gradë Celsius.

Rreth 1,700 zjarrfikës po përpiqen të shuajnë 14 vatra aktive zjarri në të gjithë vendin. Situata nuk duket e mirë edhe në Spanjën fqinje ku të paktën 1,500 hektarë janë shkatërruar nga një zjarr në rajonin Las Hurdes në Spanjën perëndimore, duke detyruar evakuimin e rreth 400 banorëve. Temperaturat janë në rritje edhe në shtetin fqinj, në Greqi.

Klan News

Show More

Related Articles

Back to top button