Në Bruksel ka përfunduar takimi bilateral ndërmjet delegacionit të Prishtinës dhe Beogradit të udhëhequr nga zëvendëskryeministri, Besnik Bislimi si dhe nga drejtori i Zyrës për Kosovë në qeverinë serbe, Petar Petkoviq.
Fillimisht palët u takuan ndaras me përfaqësuesin special të BE-së për dialogun Kosovë-Serbi, Miroslav Lajçak, raporton Insajderi.
Takimi zgjati më shumë se dy orë dhe tema kryesore ishte hartimi i draft-statutit të Asociacionit.
Paralelisht u mbajtën takime të veçanta të ekspertëve ku u diskutua për personat e pagjetur dhe energjinë.