Sot filloi realizimi i një ndër projekteve më të rëndësishme për qytetin e Gostivarit rikonstruktimi i rrugës “Ilindenska”.
Kjo rrugë po rikonstruktohet tërësisht, nga ish-Mulliri deri në daljen në magjistralen Gostivar – Tetovë, në gjatësi prej 1500 metrave.
Rruga “Ilindenska” një ndër rrugët më të frekuentuara të qytetit, rruga e njohur si “Rruga e Tetovës”, do të transformohet në një rrugë me standarde bashkëkohore.
Gjatë vitit 2024 pritet të ndërtohen disa rrugë në gjithë territorin e Komunës së Gostivarit me theks të veçantë rrugët e qytetit.