Në Qeverinë e Maqedonisë së Veriut sot do të mbahet takimi i parë për Planin e rritjes së Ballkanit Perëndimor dhe e Instrumentin për reforma dhe rritje, të shpallur nga Komisioni Evropian në fillim të këtij muaji. Në takim është paralajmëruar prania e ministrave nga vendi, Serbia, Mali i Zi, Bosnja e Hercegovina, Shqipëria dhe Kosova dhe përfaqësues të lartë nga Drejtoria për Zgjerimin e KE-së.
Takimin ministror do ta hapin ministri i Financave Fatmir Besimi dhe zëvendëkryeministri për çështje evropiane, Bojan Mariçiq.
Planin për rritje të Ballkanit Perëndimor dhe Instrumentin për reforma dhe rritje para ministrave të Financave dhe Ekonomisë do t’i prezantojë drejtori i përgjithshëm për politikat e fqinjësisë dhe negociata për zgjerim pranë Komisionit Evropian, Gert Jan Kopman.
Takimi mbahet me qëllim prezantimin e Planit për rritje nga DG NEAR dhe një diskutim të hapur me ministrat e rajonit për mundësitë për t’u shfrytëzuar maksimalisht Plani i sapo hartuar i rritjes, në drejtim të forcimit të koherencës së politikave dhe harmonizimi i ndihmës së BE-së me reformat e brendshme edhe burimet e disponueshme”, informoi Ministria e Financave.
Fokusi do të jetë në reformat që janë kyçe për avancimin e zhvillimit ekonomik dhe social në periudhën e ardhshme katërvjeçare, veçanërisht në fushën e tranzicionit të energjisë, mjedisit të biznesit, mjedisit jetësor, digjitalizimit, arsimit dhe kapitalit njerëzor. Në këtë kontekst dhe prioritetet e investimeve.
Plani i Rritjes së Ballkanit Perëndimor është një instrument i ri i KE-së i cili duhet të mundësojë lidhjen, mbështetjen për reformat dhe mbështetjen financiare në formën e granteve dhe kredive të favorshme, me qëllim krijimin e kushteve të favorshme ekonomike për qytetarët dhe biznesin dhe konvergjencën dhe integrimin më të shpejtë në BE-së.
Plani bazohet në katër shtylla që synojnë përshpejtimin e integrimit ekonomik të vendeve të rajonit në Tregun e vetëm të Bashkimit Evropian, si dhe forcimin e integrimit ekonomik në Ballkanin Perëndimor nëpërmjet Tregut të përbashkët rajonal, ndërsa nëpërmjet zbatimit të reformave socio- ekonomike dhe themelore për të cilat shteteve u vihen në dispozicion gjashtë miliardë euro në kuadër të Instrumentit për Reforma dhe Rritje për Ballkanin Perëndimor.