Shtetet e Bashkuara nuk kanë bërë asnjë vlerësim nëse Izraeli ka “shkelur ligjin ndërkombëtar humanitar”, tha të enjten zëdhënësi i Departamentit të Shtetit, Matt Miller.
“Ne vazhdimisht po monitorojmë faktet ndërsa ato zhvillohen”, tha Miller në një konferencë, shkruan CNN.
Forcat izraelite kanë kryer operacione në Rripin e Gazës që kanë çuar në vdekjen e më shumë se 11,000 njerëzve, sipas Ministrisë palestineze të Shëndetësisë.
Forcat kanë qenë aktive në dhe rreth spitalit Al-Shifa pasi pretenduan se ka një qendër komandimi dhe kontrolli të Hamasit në tunele nën kompleks.