LajmeMaqedoni

Kovaçevski në Beograd do të takohet me kryeministren serbe, Bërnabiq

Kryeministri Dimitar Kovaçevski, i cili prej dje merr pjesë në Panairin e dytë për verë, ushqim dhe turizëm “Vizioni i verës i Ballkanit të Hapur”, që mbahet në Beograd, sot në Qeverinë e Serbisë do të takohet me kolegen e tij, Ana Bërnabiq.

Njëheri, në Qeverinë e Serbisë, ministri i Transportit dhe Lidhjeve, Bllagoja Boçvarski do të nënshkruajë Memorandum për bashkëpunim për vendosjen e rrjetit hekurudhor me performanca të larta me ministrin e Ndërtimtarisë, Trafikut, dhe Infrastrukturës së Republikës së Serbisë, Goran Vesiq.

Për më tepër, nën patronazhin e Qeverisë dhe në organizim të kryeministrit Kovaçevski, do të mbahet ngjarja “Mbrëmja maqedonase”, në kuadër të së ciliës do të ketë degustim të verërave dhe ushqimeve nga Maqedonia e Veriut.

Show More

Related Articles

Back to top button