LajmeMaqedoni

Kryetari Taravari takon drejtorin rezident të NDI-së, Robert Scott Heaslet

Kryetari i Aleancës për Shqiptarët, Arben Taravari, priti në takim drejtorin rezident të Institutit Nacional Demokratik (NDI), Robert Scott Heaslet.

Në takim u bisedua për bashkëpunimin, mbështetjen, por edhe mundësinë për të ndarë përvojat e ndërsjella para zgjedhjeve të ardhshme parlamentare, si dhe tema të ngjashme.
“Gjatë takimit folëm për programin e Institutit Demokratik Nacional (NDI) “Fito me integritet”, i cili synon të mbështesë partitë në përzgjedhjen e kandidatëve në bazë të meritës, trajnimin e tyre, demokracinë e brendshme partiake, përfshirjen e grave dhe të rinjve në politikëbërje dhe transparencën financiare”, nënvizoi kryetari Taravari pas takimit.
Ai ka falënderuar drejtorin Heaslet, që NDI-në deri më tani ka bashkëpunuar shkëlqyeshëm dhe ka përkrahur vazhdimisht projekte të ndryshme që janë zhvilluar edhe në komunën e Gostivarit.

Show More

Related Articles

Back to top button