LajmeRajon

 Çfarë ndodhi me 2-vjeçaren!/ Amullia e njoftimeve, u dogj me cigare apo….

Dy vjeçarja, e cila u dërgua në QSUT me urgjencë më 15 nëntor me shenja djegie me cigare në trup rezulton të jetë në një gjendje shëndetësore më të stabilizuar. Të pyetur nga Top News, QSUT sqaron se për këtë rast është njoftuar shërbimin psikosocial dhe institucionet e tjera për të verifikuar pretendimet. Fëmija ndodhet në reanimacionin e pediatrisë nën monitorimin e mjekëve. Nga hetimet e deritanishme policore, rezulton se shenjat në trup janë shkaktuar nga vëllai i saj 9 vjeç, i cili është marrë në pyetje në praninë e psikologut dhe ka pranuar pa një arsye të qartë, se është shkaktari i djegieve në trupin e dy vjeçares. Fillimisht kur halla e dy vjeçares e dërgoi drejt Qëndrës Spitalore Universitare ‘Nënë Tereza’, kishte dyshime të forta për autorin e djegieve dhe për mundësinë e dhunimit të të miturës. Por pas veprimeve hetimore këto dyshime kanë rënë. Janë kryer dy ekspertiza mjeko ligjore e para për të përcaktuar nga çfarë janë shkaktuar shenjat, që ka rezultuar nga cigarja dhe e dyta mundësia e një abuzimi seksual të mundshëm. Pas ekspertimit ka rezultuar që vajza nuk është dhunuar seksualisht.

Show More

Related Articles

Back to top button