Organizata Botërore e Shëndetësisë thotë se rastet e sëmundjeve në Gaza janë dukshëm më të larta se sa pritej.
Është paralajmëruar gjithashtu për përkeqësimin e epidemive me afrimin e dimrit, shkruan BBC.
Bëhet e ditur se janë regjistruar më shumë se 70 mijë raste të infeksioneve akute të frymëmarrjes dhe mbi 44 mijë raste të diarresë.