LajmeMaqedoni

Në shtatë vite, ne ulëm vdekshmërinë e foshnjave të lindura para kohe me 74%

Sot në Ditën Botërore të Foshnjeve Premature, pata rastin të vizitoj Klinikën Universitare për Gjinekologji Obstetrike ku përkujdesen këta luftëtarë të vegjël.

Jam i lumtur që po i fitojmë gjithnjë e më shpesh betejat me sfidat e lindjes së parakohshme.

Progresi është rezultat i përmirësimit të kushteve, investimit në pajisje moderne të Klinikës së Gjinekologjisë dhe Obstetrikës si dhe trajnimit të stafit të Klinikës.

Nga kjo Klinikë kemi qenë dëshmitarë të largimit të shumë familjeve të buzëqeshura me foshnja të lindura me peshë vetëm disa qindra gram, më e vogla prej tyre vetëm 660 gram dhe ne do të bëjmë çdo përpjekje që kjo praktikë pozitive të vazhdojë, shkruan Ministri i Shëndetësisë Fatmir Mexhiti në fejsbuk.

Show More

Related Articles

Back to top button