Sindikata e punëtorëve nga administrata, organeve gjyqësore dhe shoqatat e qytetarëve protestoi para Qeverisë, për shkak të, siç theksojnë, pakënaqësisë për mosplotësimin e kërkesave për punonjësit në organet e gjyqësorit dhe prokurorisë publike. Punonjësit e shërbimeve të gjyqësorit dhe prokurorisë publike që nga 27 shtatori janë në grevë, duke kërkuar pagesën e shtesave të pagave dhe rritje të pagave prej 78%, aq sa u rritën pagat e funksionarëve. Përfunduan pa sukses dy takimet mes Sindikatës dhe përfaqësuesve të Qeverisë. Pas takimit të dytë, qeveria njoftoi se të dyja palët janë afër gjetjes së një zgjidhjeje të pranueshme reciproke, andaj përfaqësuesit e qeverisë hapën çështjen e pezullimit të grevës së punonjësve të administratës së gjykatës dhe prokurorisë publike. Megjithatë, protestat do të vazhdojnë deri në plotësimin e kërkesave të tyre.
“Pas një muaji e gjysmë grevë, ne jemi sërish para Qeverisë për një arsye të thjeshtë, ajo është që zyrtarët që ulen në këtë godinë prapa jush, nuk i respektojnë vendimet që i marrin vetë ata. Më lejoni t’ju rikujtoj, me konkluzion të qeverisë u formua një grup pune në krye me zëvendëskryeministrin Fatmir Bytyqi, i cili duhej të zgjidhte problemin, përkatësisht kërkesat e grevistëve nga prokuroria publike. Pas 2 takimeve të zhvilluara, në vend që të gjendet zgjidhja e problemit, hasëm vetëm në arrogancë. Për të treguar vullnetin dhe për të parë se jemi gati të marrim atë që kërkojmë, greva u pezullua. Por as kjo nuk mjaftoi për të kënaqur arrogancën e Qeverisë, dhe përsëri si zakonisht, ashtu edhe tani morëm vetëm injorim dhe heshtje prej anës tjetër”, tha Tërpe Deanoski nga Sindikata.