LajmeMaqedoni

Mosmarrëveshje mes institucioneve të RMV-së, derisa BE-ja konfirmoi ngecjen e reformave në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit

Derisa Komisioni Evropian dërgoi kritika të ashpra për reformat në gjyqësor dhe luftën kundër korrupsionit, institucionet grinden mes vete. Shkak për këtë, së fundmi u bë raporti për punën e Prokurorive Publike në RMV për vitin 2022. Ministri i Drejtësisë Krenar Lloga publikoi disa vërejtje për punën e Prokurorisë, pas çka edhe Prokuroria doli me reagim publik. Në ndërkohë, Ministria e Drejtësisë vazhdon mosmarrëveshjet me Këshillin Gjyqësor, shkruan Portalb.mk.

Të mërkurën, Ministria e Drejtësisë dhe Prokuroria ishin në qendër të vëmendjes për shkak grindjes mes tyre për raportin për punën e Prokurorisë.

“Në Raportin për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk ka të dhëna për përdorimin e pajisjeve audio-vizuale të regjistrimit për veprimet hetimore, d.m.th. regjistrimin e marrjes në pyetje të të akuzuarit dhe dëshmitarëve, edhe pse Ligji i Procedurës Penale e rregullon këtë mundësi, me qëllim të mbrojtjes më të madhe të të drejtave të njeriut dhe sigurimit të një shkalle më të madhe të sigurisë juridike”, theksoi Lloga pas çka nga Ministria theksoi se kjo është ashtu pasi që incizimi i këtillë sipas nenit 207 të Ligjit për Procedurë Penale, incizim paraqet vetëm mundësi në disa situata të parashikuara me ligj, por nuk është edhe obligim i detyrueshëm.

Nga Prokuroria demantuan Llogën se nuk është e vërtetë që në raportin e punës së Prokurorisë për vitin 2022 nuk ka të dhëna për kohëzgjatjen dhe efikasitetin e procedurave hetuese.

Ministri Lloga, në reagimin e tij citoi raportin e progresit për vendin ku thuhet se qendrat hetimore në prokuroritë themelore publike duhet të forcohen për të arritur qëllimet e tyre për rritjen e efikasitetit të hetimeve dhe përmirësimi i koordinimit ndërmjet prokurorëve, policia dhe organet tjera relevante. Siç thekson Lloga, për më tepër, thuhet se nevojiten veprime shtesë për të siguruar një hetim të paanshëm, të shpejtë dhe efektiv (f.33)

Ndaj kësaj Prokuroria thonë se është e saktë, por “në asnjë fjali të raportit nuk kritikohet Prokuroria Themelore RMV-së për gjendjet e tilla”.

“Përkundrazi, raporti evropian shumë saktë kërkon që Prokurorisë Publike t’i mundësohen të gjitha materialet dhe kushtet kadrovike për punë dhe kryerje të papenguar të punës”.

Siç thekson Lloga, Raporti për punën e prokurorive publike të Republikës së Maqedonisë së Veriut nuk përmban të dhëna për procedurat e iniciuara disiplinore, as për masat e shqiptuara disiplinore. Kështu, sipas tij, edhe pse nga disa institucione ndërkombëtare është vërejtur se prokurorët publikë nuk i respektojnë afatet për procedurat hetimore, në praktikë nuk janë konstatuar shkelje disiplinore për të njëjtat.

Por, nga Prokuroria theksojnë që në raport nuk mund të ketë të dhëna për procedurat disiplinore kundër prokurorëve publik.

“Procedurën disiplinore e udhëheqë komisioni, i cili është tërësisht i pavarur në veprimin dhe aktivitetet e së cilës nuk mundet dhe nuk guxon të jenë pjesë e raportit për punën e prokurorive”, përgjigjen nga Prokuroria.

Show More

Related Articles

Back to top button