LajmeMaqedoni

Negociatat, Sela: Maqedonia e Veriut duhet të pranojë propozimin francez

Kryetari i partisë Aleanca për Shqipëtarët, Ziadin Sela, deklaroi se Maqedonia e Veriut “duhet të pranojë propozimin francezë pas heqjes së vetos së Bullgarisë për të hapur negociatat me BE-në”.

Komentet Sela i bëri përmes një interviste në “Ora News”, ku shtoi se shqiptarët nuk duhet të mbesin pengje të konflikteve që riciklohen dhe përsëriten në çdo katër apo pesë vite.

“Kjo është oferta që e ka në tryezë Maqedonia e Veriut dhe duhet të kuptohet shumë seriozisht. Vendimi nuk është nëse e pranon apo jo paketën apo propozimin francez, por zgjedhjen që duhet ta bëj Maqedonia e Veriut është të vazhdojë apo jo rrugën evropiane. Nëse na pyesni, ne hapur kemi treguar qëndrimin tonë. Ne jemi për vazhdimin e këtij rrugëtimi që kalon përmes pranimit të propozimit francez. Mendoj se Maqedonia e Veriut nuk ka propozim më të mirë për zgjidhje të këtij kontesti dhe për këtë duhet në mënyrë definitive të vazhdojmë këtë rrugë. Shqiptarët nuk mund të jenë pengje të konflikteve që riciklohen dhe përsëritet në çdo katër apo pesë vite”, tha Sela.

Tani, kur problemi me Greqinë u tejkalua, tregon ai, përmes Marrëveshjes së Prespës, shpresoj se kjo duhet të jetë konsensusi i fundit që duhet të sjellë krijimin e politikave në Maqedoni të Veriut dhe të shkojmë drejtë BE-së si rajon.

Duke përshëndetur rezolutën për dënimin e gjenocidit në Srebrenicë nga ana e Parlamentit të Shqipërisë, me miratimin e rezolutës, Sela tha se “duhet të bëhet kujdes me kënd hyjmë në nisma të përbashkëta rajonale”.

“Gjenocidi, pa dallim ku ka ndodhur, është për tu dënuar. Pikërisht në këto momente kritike po rikujtohemi në brishtësinë e shumë vendeve, veçanërisht të Serbisë, në Ballkan. Jemi dëshmitar edhe në kohën e sotme. Skena të ngjashme shohim edhe në sulmin rus në Ukrainë”, tha Sela.

Show More

Related Articles

Back to top button