LajmeMaqedoni

6 miliardë nga BE-ja për rritjen e Ballkanit Perëndimor/ 860 milionë për Maqedoninë, por vetëm nëse përmbushen reformat

Nga 6 miliardë euro që Bashkimi Europian ndan për vendet e Ballkanit Perëndimor, rreth 860 milionë janë ndarë për Maqedoninë, një pjesë e të cilave është ndihmë e drejtpërdrejtë ndërsa pjesa tjtëtër është kredi. Zbatimi i këtij plani nuk është i lidhur me plotësimin e ndryshimeve kushtetuese për negociatat me Bashkimin Europian dhe synon avancimin e vendeve para anëtarësimit të tyre. Por ky plan ka një qasje të ndryshëm në kontrollin e fondeve, të cilat do të jenë në kompetencë të Bashkimit Europian dhe ndarja e tyre do të bëhet vetëm pasi të realizohen reformat në projektet e planifikuara.

“Vlerësimi i pjekurisë dhe vlerësimi i procedurës gjatë përcaktimit të projekteve specifike që do të financohen nga ky plan dhe zbatimi i tyre është plotësisht nën kontrollin e Komisionit Europian. Pra, për ne, garancia më e mirë është se tashmë kemi krijuar mekanizma të fortë që parandalojnë ose kontrollojnë  korrupsionin në ato projekte që financohen nga BE.”- deklaroi Bojan Mariçiq,  Zv/Kryeministër për Çështje Europiane.

Por si do të përcaktohen mjetet? Ministri i Financave, Fatmir Besimi, sqaroi se ka rregulla të përcaktuara saktë se si do të përdoren. Gjysma shkon për mbështetje buxhetore dhe gjysma tjetër për projekte infrastrukturore.

“Do të ketë saktë në çdo 6 muaj se çfarë është përmbushur dhe si do të përdoret në periudhë prej 4 viteve. Nëse një vend nuk i ka plotësuar kriteret brenda asaj periudhe, nuk do t’i marrë fondet dhe do të marrë një periudhë shtesë për të përdorur të njëjtat fonde dhe pastaj kjo mundësi varet se kush ecën më shpejt me reformat, do t’i përdorë fondet më shpejt. Pjesa e dytë për projektet e infrastrukturës përbëhet nga gjysma tjetër e fondeve  dhe dy të tretat do të jenë grant përmes Kornizës së Investimeve të Ballkanit Perëndimor ndërsa një e treta do të jetë kredi.”- pohoi Fatmir Besimi, Ministër i Financave.

Sipas drejtorit të përgjithshëm të Drejtorisë për zgjerim dhe marrdhënie ndërfqinjësore, Jan Kopman, përmbushja e këtij plani do të ndikojë drejtpërdrejt në rritjen e të ardhurave të qytetarëve.

“Duhet t’i dyfishojë ekonomitë tuaja, ose me fjalë të tjera, për momentin të ardhurat mesatare janë 6 mijë euro për person, për 10 vjet duhet të jenë 12 mijë euro për person. Reformat janë thelbësore për Planin e Rritjes dhe duhet të ndërmerren që t’i merrni paratë. Paratë ndahen vetëm nëse reformat zbatohen sipas agjendave të reformës dhe miratohen nga Komisioni Europian.”- tha Jan Kopman, Drejtoria për Negociatat e Fqinjëve dhe Zgjerim. Formalisht, vendet do të përgatisin vetë katër agjendat vjetore të reformave, por në konsultim me Brukselin, gjë që do të sigurojë se mjetet shkojnë atje ku duhet për të dhënë rezultate. Vendet që mbeten prapa në përmbushjen e reformave do t’i humbin paratë nga ky Plan Zhvillim

Show More

Related Articles

Back to top button