LajmeRajon

Përplasen dy trena në Serbi, aksident i rëndë hekurudhor

Një aksident i rëndë hekurudhor është regjistruar mbrëmjen e kaluar në Serbi ku janë përfshirë dy trena.

Ngjarja ka ndodhur në Ratkovë pranë zonës së Oxhacit, ku dy trena, njëri me pasagjerë dhe tjetri mallrash u përplasën kokë më kokë, dukë lënë të plagosur mbi 20 persona.

Të plagosurit u dërguan me urgjentë në spital për të marrë ndihmën mjekësore, teksa u pezullua transporti hekurudhor që kalonte në këtë linjë.

Shkaqet e aksidentit hekurudhor janë ende të paqarta ndërkohë që autoritetet kanë nisur një hetim për zbardhjen e përgjegjësive.

Show More

Related Articles

Back to top button