LajmeRajon

Arrestohet në Jarinjë një serb për krime lufte

Policia e Kosovës, konkretisht Departamenti i Policisë kufitare në bashkëpunim me hetuesit policorë nga Drejtoria për Hetimin e Krimeve të Luftës, kanë arritur që sot ta ndalojnë personin e dyshuar mashkull/serb (S.N.) viti i lindjes 1964 në komunën e Vushtrrisë, në cilësinë e personit të dyshuar për krime lufte.

“I njëjti është ndaluar sot, më 18.11.2023, në Jarinje, pasi dyshohet për veprën penale “Krime lufte kundër popullatës civile” të kryer gjatë viteve 1998-1999 në komunën e Vushtrrisë”, thuhet në njoftimin e Policisë, raporton Zeri.info.

Po ashtu bëhet e ditur se personi i dyshuar është dërguar në polici dhe pritet të intervistohet në prezencë të avokatit mbrojtës, ku të gjitha procedurat e mëtejme do të ndërmerren në bashkërendim me organet e drejtësisë. 

Show More

Related Articles

Back to top button