LajmeMaqedoni

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, Gjurçinovski për vizitë në Mbretërinë e Bashkuar

Shefi i Shtatmadhorisë së Armatës, gjeneral-nënkoloneli Vasko Gjurçinovski, nga sot deri më 24 nëntor do të jetë për vizitë pune në Forcat e Armatosura (FA) të Mbretërisë së Bashkuar.

Siç informon Shtatmadhoria e ARM-s, në kuadër të vizitës së punës së Ministrisë së Mbrojtjes në Mbretërinë e Bashkuar, gjenerali Gjurëinovski do të realizojë takim me shefin e Shtabit të Forcave të Armatosura, admiralin Antoni Radakin.

“Gjenerali Gjurçinovski do të realizojë takim zyrtar me Lordin Stjuart Piç, Marshall i Forcave Ajrore Britanike, i cili është përfaqësues special i Mbretërisë së Bashkuar për Ballkanin Perëndimor dhe ish-kryesues i Komitetit Ushtarak të NATO-s”, theksohet në kumtesë.

Gjatë qëndrimit në Mbretërinë e Bashkuar, gjenerali Gjurçinovski, së bashku me delegacionin e Armatës, do t’i vizitojë edhe Akademinë e Mbrojtjes në Shrivenam, si dhe bazën e aviacionit të Forcave Ajrore Mbretërore-Bulmer, ku do të realizojë takim me krerët ushtarakë.

Show More

Related Articles

Back to top button