Presidenti Stevo Pendarovski dje ka pritur në kabinetin e tij përfaqësues dhe nxënës të shkollës së gjuhëve të huaja “Kliti School” nga Kosova.
“Në kuadër të Kabinetit të Hapur, vizitorët e sotëm ishin përfaqësues nga shkolla e gjuhëve të huaja “Kliti School” nga Kosova, ku diskutuam për punën dhe aktivitetet e mia. Të ftuarit patën gjithashtu mundësinë të njihen me funksionimin e Kabinetit dhe dhomat e punës ku zhvillohen ngjarje dhe takime të ndryshme. Besoj se ishim mikpritës të mirë dhe vizita e sotme do të mbetet në kujtesën e tyre për të mirë”, ka shkruar presidenti i Maqedonisë së Veriut, Stevo Pendarovski.