LajmeRajon

Tahiri me kritika ndaj Qeverisë Kurti: S’ka strategji, shkon në dialog pa u ndëshkuar Serbia

Ish-kryenegociatorja e Kosovës në dialogun me Serbinë, Edita Tahiri ka deklaruar se Qeveria Kurti s’ka strategji për udhëheqje, por vetëm po raporton për sulmin serb në Banjskë.

Ajo ka shkruar në rrjetin social “Facebook” të hënën se Qeveria po merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia.

“Qeveria jonë nuk udhëheq, por vetëm raporton (për sulmin në Banjskë). Asnjë strategji nuk ka, madje BE-ja bëri një veprim hoqi ndërmjetësit dhe vuri tre liderë evropianë, Serbia nuk u ndëshkua, ndërsa këtë javë qeveria merr pjesë në dialog pa u ndëshkuar Serbia”, ka thënë Tahiri.

Ish-kryenegociatorja e Kosovës pati kërkuar që Shtetet e Bashkuara të Amerikës të ndërtojnë një bazë ushtarake në veri, në mënyrë që sipas saj, “të ndalet lufta gjeopolitike”.

Show More

Related Articles

Back to top button