Gjatë ditës së djeshme (19.11.2023) në periudhën prej orës 16:00 deri në orën 21:00, Departamenti për Çështje Komunikacionit pranë Departamentit të Policisë Uniforme, Byroja e Sigurisë Publike dhe Njësia Mobile për Sigurinë në Komunikacionin Rrugor kanë kryer kontroll aksion në territorin e Komuna e Shuto Orizarit në Shkup, për sanksionimin e shoferëve që nuk respektojnë rregullat dhe rregulloret e komunikacionit.
Gjatë kontrollit janë sanksionuar 90 drejtues mjetesh, 30 prej tyre për drejtim mjeti pa patentë shofer, pesë sanksione për shkak të skadimit të lejedrejtimit, gjashtë masa për filma të paligjshëm (xhama të lyer), gjashtë sanksione për drejtim mjeti pa certifikatë mjekësore operimi i transportit publik. Për të gjithë shkelësit janë bërë parashtrimet e duhura.
Kontrollet e trafikut do të vazhdojnë edhe në ditët në vijim. U bëjmë thirrje të gjithë përdoruesve të rrugës që të respektojnë rregullat dhe rregulloret e qarkullimit rrugor dhe së bashku të kontribuojmë për rrugë më të sigurta.