LajmeMaqedoni

Tragjedia në Tetovë/ Të enjten afati i fundit për  dorëzimin e lëndës në gjykatë

“Pas më shumë se dhjetë muajsh, sot, më së voni nesër, pritet që lënda për djegien e modularit këtu në Tetovë, të dorëzohet në gjyq në Tetovë, pas çka do të ndahet gjykatësi dhe do të fillojë procedura”, raporton Alsat.

Sipas informatave të televizionit Alsat brenda prokurorisë, të dyshuar për zjarrin në modularin e Tetovës janë 4 persona.

Lënda në gjyqin e Tetovës dorëzohet pas hetimeve të kryera nga pesë prokurorët e vendit, si dhe hetimin e ekspertëve gjermanë. Sipas informatave të televizionit Alsat, lënda për momentin ndodhet në prokurorinë e Tetovës.

Procedura zvarritet me muaj të tërë edhe pse kryeprokurori Lubomir Jovevski, në një deklaratë për Alsat pati paralajmëruar se ndjekja penale ndaj shkaktarëve të tragjedisë është çështje ditësh.

Për djegien e modularit në Tetovë, gjatë procedurës hetimore janë thirrur mbi 30 mjekë dhe infermiere, që kanë qenë të angazhuara në qendrën COVID të Tetovës natën e kobshme kur modulari u përfshi nga flakët, ndërsa jetën e humbën 14 persona.

Janë thirrur edhe dëshmitarë okularë, por edhe familjarë që janë ofruar vetë për të dhënë dëshmitë e tyre. Në 8 shtator të vitit të kaluar spitali modular i Tetovës, ku po trajtoheshin 26 pacientë, u bë shkrumb.

Pas ngjarjes ministri i atëhershëm i Shëndetësisë Filipçe dhe zëvendësi i tij Ilir Hasani dhanë dorëheqje, por të njëjtat nuk u pranuan nga ish kryeministri Zoran Zaev. Dorëheqje dhanë edhe drejtori i përgjithshëm i Spitalit të Tetovës Florin Besimi dhe drejtori ekonomik Artan Etemi./ Alsat.mk/

Show More

Related Articles

Back to top button