Pas trazirave, sjelljeve të dhunshme, mallkimeve dhe ofendimeve në sallën e Kuvendit, të bërë nga dy deputetët e “Të Majtës” Borisllav Krmov dhe Dimitar Apasiev, qeveria dhe OBRM-PDUKM miratuan rregulloren e re parlamentare me 83 vota “pro”. Vetëm Krmov dhe Apasiev votuan “kundër”.
Për shkak të sjelljes së dhunshme të deputetit Krmov, i cili theu kompjuterin nga tavolina e kryetarit të Kuvendit, theu një tjetër monitor, hodhi pjesë të pajisjeve në dysheme dhe hodhi amendamentet kushtetuese, për këtë kryetari i Kuvendit Talat Xhaferi për “SAKAMDAKAZAM.MK” tha se dëmin e shkaktuar në sallën e Kuvendit duhet ta paguajë ai që e ka bërë atë.
“Ne jemi punonjës të Kuvendit dhe jemi përgjegjës për pronën dhe inventarin brenda. A ju lejohet të thyeni atje ku punoni? Jo. Kështu është edhe në Kuvend. Do të krijohet një komision për përcaktimin e dëmit material, fatura do t’i shkojë personit që e ka shkaktuar. Qytetarët nuk mund të paguajnë për kompjuterët e prishur”, thotë Xhaferi.